Showbiz

Adele vazhdon të humbasë peshë

Këngëtarja britanike Adele vazhdon rrugëtimin e saj drejt një jete më të shëndetshme.

Ajo është fotografuar ditën e kaluar dhe dukej më në formë se kurrë. Këngëtarja kishte humbur edhe disa kile të tjera që nga hera e fundit që është fotografuar në festën e ditëlindjes së Drake në tetor.

Ish-trajnerja e saj tha në një intervistë pak javë më parë se që pas divorcit, Adele ka vendosur të ndryshojë jetën e saj duke filluar të kujdeset më shumë për trupin dhe të jetojë shëndetshëm.