Showbiz

Adele zbulon pa dashur se kur do të publikojë albumin e ri

Ajo ka 5 vite që nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor dhe fansat janë gati të dëgjojnë hite të reja nga Adele.

Këto të fundit nuk do të vonojnë pasi këngëtarja britanike ka zbuluar pa dashur se kur do të publikojë albumin e saj të ri.

Teksa ishte e ftuar në dasmën e mikes së saj të ngushtë Laura Dockhill, Adele mori mikrofonin dhe u tregoi të gjithëve se albumi i saj i ri do të publikohet në muajin shtator.

Pasi këto fjalë rrëshkitën nga goja e saj, 31-vjeçarja nisi të këndojë këngën e saj “Rolling in the Deep”.

Video e këtij incidenti të vogël është siguruar nga “Mail Online”.