Showbiz

Adele zbulon sekretin e humbjes në peshë

Këngëtarja e famshme Adele ka mahnitur të gjithë me ndryshimin e saj drastik në pamje.

Përgjatë vitit të fundit ajo ka humbur disa kile të konsiderueshme në peshën e saj dhe kjo u ka rënë në sy të gjithëve.

Adele duket më energjike, më pozitive dhe me një pamje më rinore. Me këtë është dakort edhe trajnerja e saj e cila ka theksuar se e gjitha kjo është falë një diete strikte ushqimore.

Britanikja zgjodhi këtë metodë pasi nuk e pëlqen stërvitjen në palestër apo ushtrime të tjera fizike.