Bota

Administrata Trump, rregullore kundër emigracionit

Administrata e presidentit Trump ndërmori një hap të madh për të kufizuar pretendimet e azilit nga emigrantët. Shtëpia e Bardhë parashtroi një rregullore që do t’i bënte individët të papërshtatshëm për azil, nëse kalonin ilegalisht kufirin jugor të SHBA. Rregullorja do të prekë kryesisht emigrantët nga Guatemala, Honduras dhe El Salvador, që po kalojnë kufirin e SHBA me Meksikën, për të ikur nga dhuna dhe varfëria në vendet e tyre.