Showbiz

Adriana Lima ndez temperaturat gjatë pushimeve

Pak muaj më parë u njoftua se modelja legjendare Adriana Lima do të largohej pas 10-vitesh nga “Victoria’s Secret” dhe kjo erdhi vetëm pak kohë pas divorcit të saj.

Ajo u fotografua ditën e djeshme teksa ishte me pushime me mikeshat e saj në South Beach, Miami dhe format trupore të 38-vjeçares vazhdojnë të duken perfekte.

Së fundmi thuhet se Adriana po e shijon në maksimum jetën e saj madje ka nisur edhe një romancë të me biznesmenin turk, Emir Yumar.