Aktualitet

Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion, ja kush është fituesi

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k shpallet fitues  në garën e dhënies me konçension/PPP të Aeroportit të Kukësit. Në bashkëpunim me një kompani holandeze, me eksperiencë në fushën e administrimit të aeroporteve, bashkimi i operatorëve do të kryejë investimin në vlerën rreth 8 milionë euro. Kjo me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit tek shteti, pas periudhës 35-vjeçare të konçensionit.