Showbiz

Ai i rrëmben një puthje dhe ata rikthehen sërish bashkë…

Në fund të muajit mars me anë të dy deklaratave online Gigi Hadid dhe Zayn Malik lajmëruan ndarjen e tyre pas 2 vitesh të gjata dhe plot pasion.

Ditët e fundit në median rozë përflitet se ata mund të rikthehen sërish bashkë dhe kjo gjë nuk ka vonuar. Vetëm pak orë më parë ish-çifti janë fotografuar në New York dhe fotot e ëmbla kanë bërë xhiron e rrjetit.

Zayn shfaqet duke i rrëmbyer një puthje modeles së famshme dhe kjo e fundit nuk i ka rezistuar aspak. Fotot ekskluzive të këtij momenti janë publikuar nga “Daily Mail” dhe fansat e tyre po çmenden nga gëzimi.