Showbiz

Akademia prezanton për herë të parë kupat femërore “Osc-her”

Sipas sondazheve të shumta të mbajtura përgjatë javëve të fundit para ceremonisë, 3/4 e njerëzve do të donin të kishte më shumë femra që të fitonin një çmim “Oscar”.

Për këtë arsye Akademia e Filmit është frymëzuar për të krijuar kupat e para femërore në mbështetje të të gjithë feministëve.

“Osc-her” janë frymëzuar nga kandidatet e preferuara të “Oscar 2019” si Lady Gaga me “A Star is Born”, Olivia Colman në “La Favorita” si dhe Janet Gaynor, femra e parë në histori që ka fituar një “Oscar”.

Ceremonia e ’91 e ndarjes së çmimeve të filmit do të mbahet më 24 shkurt në Los Angeles, për herë të dytë në histori pa një prezantues.