Aktualitet

Aksident i rëndë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin

Aksident rrugor me vdekje në Farkë të Tiranës. Viktimë mbeti një 55-vjeçar që ndërroi jetë rrugës për në spital. Ai po lëvizte me motor kur gabimisht hyri në një kthesë dhe u përplas nga një autobus, drejtuesi i të cilit u shoqërua.  Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.