Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë/Makina përplas për vdekje të moshuarin

Aksident me vdekje në fshatin Neviçisht të Korçës. Drejtuesi i një karroce me kalë u përplas sot nga një automjet ndërsa kalonte nga rruga dytësore për në atë kombëtare Korçë-Bilisht. Viktimë mbeti një 70-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Hekuran Ramo. Edhe drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” i moshës 27-vjeç u dërgua në spital për kontrolle mjekësore. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit me pasoja fatale.