Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, ndërron jetë 22-vjeçari

Aksident në aksin Rrogozhinë-Kavajë, vdes 22 vjeçari. Sipas të dhënave të para automjeti që drejtohej nga i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është përplasur me bordurat anësore në rrugë ku për pasojë ka dale nga rruga dhe ka humbur jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.