Aktualitet

Aksident i rëndë në Shijak, dy persona humbin jetën

Dy persona humbën jetën pasditen e sotme si pasojë një aksidenti rrugor në Shijak, në zonën e Hardhishtes. Nga përplasja e dy automjeteve kanë ndërruar jetë shoferët 41 dhe 44 vjeç. Dyshohet se automjetet të kenë qenë me shpejtësi të lartë dhe njëri prej mjeteve ka humbur drejtimin dhe është përplasur me tjetrin. Policia ndodhet  në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.