Aktualitet

Aksident me vdekje në Burrel-Klos, vdes 70-vjeçari

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Klos-Burrel. Një automjet që po vinte në drejtim të Tiranës, i cili drejtohej nga një 73 vjeçar me origjinë nga Dibra, ka përplasur 70 vjeçarin Bajram Muça. Si pasojë i moshuari ka nderruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.