Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas 27-vjeçarin me biçikletë

Aksident me një të plagosur në Ishull Lezhë. I lënduar mbeti një 27-vjeçar, i cili u përplas nga një automjet ndërsa lëvizte me biçikletë. Ai ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Ndërkaq, grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.