Aktualitet

Aksident i rëndë në Zallbastar, ndërron jetë një 24 vjeçar

Aksident me pasojë vdekjen në Zallbastar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrapi”, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 24 vjeçar pasagjer në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.