Aksion i gjerë për ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Tre persona u arrestuan nga Policia e Shtetit, mes tyre një i kërkuar nga drejtësia italiane. Për qëllime ekstradimi u  prangos përkohësisht Erikson Tetaj, 23 vjeç, banues në Lezhë. Gjykata e Monzas në Itali e ka dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” e “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.