Aktualitet

Aksioni i lojrave të fatit, 50 të arrestuar e mbi 200 të shoqëruar

Përditësohet bilanci i aksionit blic policor kundër veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, që orët e fundit u shtri në mbarë vendin. 50 persona janë arrestuar dhe mbi 200 të tjerë u shoqëruan. Operacioni përfshin qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës, Berat, Lezhë, Fier, Korçë, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH-së e patrullave “Shqiponja”, si dhe nga oficerë të krimeve të rënda e të sektorit të krimit ekonomik, ushtruan kontrolle në lokale të ndryshme.