Aktualitet

Aksioni te karburantet, do të publikohen emrat e të gjitha kompanive që janë gjetur në shkelje

Pas bizneseve të Turizmit, fokusi i luftës kundër informalitetit është zhvendosur në sektorin e karburanteve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se: “Janë kontrolluar magazinat në Porto Romano, po kontrollet “Vlora Petrolifera” dhe uzinat e prodhim rafinimit në Ballsh dhe në Fier”. Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i doganave, Arlind Gjokuta deklaroi se: “Brenda javës do të kemi të gjithë kuadrin e qartë se çfarë ndodh në sektorin e karburanteve me të gjitha shkeljet si dhe do të listojmë subjektet por edhe inspektorët e doganave që do të shkojnë për masë”. Ndërkaq, sipas Ministres së Financave, aksioni kundër informalitetit ka dhënë rezultatet e para në buxhet duke rritur ndjeshëm të ardhurat që mblidhen nga akciza. “Të ardhurat nga akciza në korrik janë rritur me 17.8 për qind krahasuar me vjet. Ndërkohë që edhe për gushtin vihet re e njëjta rritje e fortë”, shprehet më tej Denaj.