Showbiz

Aktori i “You” bëhet baba për herë të parë

Një fëmijë në jetën e një çifti të ri sigurisht që është një diçka shumë e rëndësishme aq më tepër kur vjen pas disa tentativash të pasuksesshme.

Kjo ka ndodhur me Penn Badgley, aktorin e serialit “You” në Netflix, një nga më të komentuarit kohët e fundit.

Lajmin për publikun e dha vetë Pen përmes një postimi në Instagram ku shkruante se fëmija është i shëndetshëm dhe gruaja e tij Dominic Kirke pati një lindje të lehtë dhe pa probleme.

Dominic per fat te keq ka kaluar dy aborte perpara lindjes së djalit. “Pas 2 tentativash të pasuksesshme ishim gati të hiqnin dorë. Tani ndihemi të bekuar.” -shkruan bashkëshortja e aktorit në një postim në Instagram ku thekson se vogëlushi ka 40 ditë që ka ardhur në jetë.