Aktualitet

AKU bllokon aktivitetin dhe gjobit me 3.85 mln lekë tre subjekte në jug

AKU ka vijuar me kontrollet në jug të vendit për sigurinë ushqimore duke ndërprerë aktivitetin e 3 subjekteve dhe bllokuar dhjetra kg produkte të pasigurta për konsum. AKU ka ndëshkuar me 3.85 milion lekë kundravajtjet ligjore në një furrë buke, market e fast food në Himarë. AKU thotë se do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore gjatë sezonit turistik.