Aktualitet

Akuza për vrasje, 3 shqiptarë ekstradohen drejt Italisë

Tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale janë ekstraduar drejt shtetit fqinj. Ata akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Vjedhje me armë” si dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ekstradimet e tre shtetasve përkatësisht nga Kruja, Elbasani dhe Fieri u bënë me kërkesë të Interpol Romës.