Showbiz

Akuzohet për përdhunim, Justin Bieber mohon akuzat e 21-vjeçares

Gjatë fundjavës, këngëtari Justin Bieber është akuzuar nga një vajzë e cila pretendon se ylli i muzikës e ka përdhunuar në vitin 2014.

Në një seri postimesh në Twitter, 21-vjeçarja e quajtur Danielle shprehet se kanadezi e ka përdhunuar në vitin 2014 në një dhomës hoteli në resortin e mirënjohur në Texas, “Four Seasons”.

Megjithatë këto akuza nuk kanë zgjatur shumë pasi vetën Justin Bieber ka reaguar online duke mohuar të gjithë historinë e duke theksuar se e gjitha kjo është e sajuar.

Madje, ai ka prova ku tregon se nuk ka qenë fare i pranishëm në “Four Seasons” në datat që pretendon Danielle.