Sport

Akuzoi Neymarin, tani modelja përballet vetë me ligjin

Policia braziliane ka ngritur padi kundër një modeleje e cila kishte akuzuar yllin e futbollit, Neymar, se e kishte përdhunuar në një hotel në Paris. Modelja tani akuzohet për shantazh. Neymar i kishte kundërshtuar të gjitha akuzat duke këmbëngulur se marrëdhënia e tyre kishte qenë me pëlqimin e të dyve. Policia e mbylli çështjen për mungesë provash. Neymar, një nga lojtarët më të shtrenjtë në botë, u çlirua nga të gjitha akuzat.