Rajoni

Albin Kurti për Haradinajn: Dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar!

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se dorëheqja e Ramush Haradinajt është vonuar dhe erdhi për arsye të gabuar. Ai rendit disa arsye ndër të cilat kur ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur më 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje “Ahtisaari Plus” me Serbinë, etj.etj. Sa i përket Gjykatës Speciale, Albin Kurti thekson se ‘Vetëvendosje’ është kundër saj dhe se ata që e votuan e kanë vendosur Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike.