Showbiz

Albumi i bashkëpunimeve të Ed Sheeran pritet të dominojë verën

Ai sapo ka publikuar albumin më të ri të titulluar “No.6 Collaborations” me 15 bashkëpunime me 22 emra të njohur të muzikës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, britaniku është shprehur se për këtë album ka punuar shumë duke theksuar se nuk do të mungojnë projektet muzikore Rap dhe R&B si edhe ato latine.

Në “No.6 Collaborations” nuk do të mungojnë as këngë me artistë si; Justin Bieber, Camila Cabello, Eminem, 50 Cent, Khalid apo Travis Scott.