Politikë

Alibeja: Vëllai shefit të policisë së dosjes 184, trafikant droge!

Enkelejd Alibeja nga selia e PD komentoi lidhjen mes një trafikanti droge arrestuar nga policia dhe vëllait të tij shef Policie. Alibeaj thotë se arrestimi i Pajtim Agës, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet. Sipas PD, kjo është një provë për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.