Politikë

Ambasada Amerikane: Duhet Ministri e Brendshme funksionale!

Ambasada amerikane në Tiranë bën thirrje për vijimin e punës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit  deklaroi se “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”. Deklarata vjen dy ditë pas emërimit të Sandër Lleshaj në postin e zv/ministrit me kompetencat e Ministrit të Brendshëm. Ndërkohë presidenti Meta nuk pranoi të firmosë dekretin e tij.