Rajoni

Ambasada amerikane: Tranzicioni i FSK-së, e drejtë sovrane e Kosovës

Por për Shtetet e Bashkuara, “shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Ushtri është e drejtë sovrane e Kosovës”.  Përmes një deklarate, Ambasada Amerikane në Prishtinë, thekson se “Votimi i sotëm në Kuvend nuk sjell ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e Forcës së Sigurisë. Por, përfaqëson fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike e të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve”. Gjithashtu, Selia Diplomatike e Uashingtonit i kërkon Prishtinës, të bëjë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, për të zbutur tensionet dhe krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog.