Rajoni

Ambasadori gjerman në Serbi: Prioritet, zgjerimi i BE-së!

“Zgjerimi i BE-së mbetet prioritet i axhendës sonë dhe shpresojmë të arrijmë progres në procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”. Kështu deklaroi sot ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb duke iu referuar presidencës gjermane të kryesimit të Bashkimit Evropian. Sipas tij, momentalisht fokusi i unionit është sfida me koronavirusin.