Bota

Amerika ngre 18 akuza të reja ndaj themeluesit të Uikiliksit

Shtetet e Bashkuara rëndojnë pozitën e Julian Assange-it duke ngritur 18 akuza të reja ndaj tij. Themeluesi i Uikiliksit kërkohet në Amerikë për publikim të dokumentave të klasifikuara. Aktualisht, Assange është në paraburgim në Londër pasi u arrestua muajin e kaluar në Ambasadën e Ekuadorit, ku fshihej prej vitesh. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e tij.