Bota

Amerika rikthen sanksionet ndaj Iranit, në rrezik pakt bërthamor

Shtetet e Bashkuara rivendosën në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit. Masa erdhi pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë evropianë të Uashingtonit dhe pasigurisë për ndikimin e tyre. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi për rikthimin e sanksioneve ndaj shtetit Islamik për mos-respektim të marrëveshjes bërthamore të 2015-s, ku SHBA-ja prej 2018-s nuk është më pjesë. Ndërkaq, palët e mbetura janë përpjekur të shpëtojnë akordin.