Bota

Amerika vendos sanksione kundër një rrjeti kompanish të dyshuara si të përfshira në prokurimet për programin bërthamor iranian

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër një rrjeti kompanish, të dyshuara si të përfshira në prokurimet për programin bërthamor iranian. Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin foli për 7 firma e 5 individë të vendosur në Iran, Kinë e Belgjikë që synonin të ndihmonin Republikën Islamike të merrte materiale të rëndësishme bërthamore. Teherani është zotuar të rrisë nivelet e pasurimit të uraniumit.