Showbiz

Anëtari i One Direction, në hall me fansat e tij

Anëtari i One Direction, Niall Horan merr vazhdimisht mesazhe nga fansat të cilët ofendojnë familjen e tij. 22-vjeçari ka treguar se një grup fansash kanë mundur të gjejnë numrin e tij të telefonit dhe vazhdimisht i dërgojnë atij mesazhe rreth anëtarëve të familjes, përfshi edhe nipin e tij 2-vjeçar Theo.

Përmes disa postimeve të bëra në rrjetin social “Twitter”, Niall është shprehur: “Gjatë dy javëve të fundit kam marrë mesazhe nga një grup fansash, të cilët e kanë mbushur telefonin tim plot me mesazhe, duke më mbajtur zgjuar gjatë gjithë natës. Por pjesa më e keqe është se ata janë shumë abuzues duke thënë gjëra të pabesueshme për mua dhe familjen time, përfshi këtu edhe nipin tim të vogël”.

Megjithatë Niall është shprehur se është mirë dhe se nuk i intereson aspak çfarë thuhet për të dhe familjen e tij por thjesht dëshironte të fliste rreth këtyre mesazheve të papërshtatshme, duke shtuar se kjo gjë mund t’ju ndodhë edhe njerëzve normal.