Showbiz

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Ish çifti i famshëm duket se më në fund kanë arritur një marrëveshje mbi kujdestarinë e 6-të fëmijëve të tyre.

Angelina Jolie i është drejtuar Brad Pitt për t’i ofruar një marrëveshje që ai nuk mund ta refuzojë. Aktorja kërkon që 55-vjeçari të kujdeset për fëmijët e tyre përgjatë 3 muajve të verës por kjo jo pa një arsye.

Ajo do të jetë e ngarkuar me xhirimet e filmit më të ri “Those Who Wish me Dead” dhe kush më mirë se babai i tyre do të mund të kujdesej për 6-të vogëlushët.