Showbiz

Angelina Jolie tregon për herë të parë arsyen e vërtetë të ndarjes nga Brad Pitt

Aktorja e famshme Angelina Jolie në një intervistë për “Vogue India” ka treguar për herë të parë çfarë e shtyu atë të merrte vendimin e divorcit.

Edhe pse prej vitesh tashmë martesa e tyre ka marrë fund, askush nuk e ka të qartë arsyen kontrete që çoi në ndarjen e saj me Brad Pitt.

“E bëra çdo gjë për fëmijët e mi, për mirëqënien e tyre. Ky ishte vendimi i duhur” -tha ajo duke nënkuptuar që Pitt nuk ka qenë një baba i devotshëm dhe shembullor.