Showbiz

Angelina Jolie tregon për momentet e vështira kur 2 vajzat e saj i’u nënshtruan operacioneve

Në një ese të shkruar për revistën “Time” aktorja e famshme Angelina Jolie ka rrëfyer për 2 muajt e fundit që kanë qenë shumë të vështira për familjen e saj.

E nxitur nga fëmijët për të shkruar këto rreshta, aktorja hollivudiane tregon se si 2 nga vajzat e saj Shiloh dhe Zahara i’u nënshtruan njëkohësisht dy operacioneve të vështira.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje, 44-vjeçarja u shpreh se familja e saj ka qenë më e bashkuar se kurrë në ato momente të vështira dhe kjo përfshin edhe Brad Pitt i cili në atë kohë anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta” në Londër.

Arsyeja për Jolie shkroi këtë ese dhe vendosi ta publikojë është për faktin se dëshiron tu japë të gjithë njerëzve që po kalojnë një periudhë të vështirë, kurajo.