Showbiz

Angelina Jolie zbulon përse u detyrua të martohej me Brad Pitt

Mesa duket ajo është kundra martesës, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë.

Bëhet fjalë për aktoren e famshme Angelina Jolie e cila vetëm pak ditë më parë shkëlqeu gjatë parakalimit në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj të ri “Maleficent: Mistress of Evil”, në Los Angeles.

Së fundmi është zbuluar se 44-vjeçarja ka vendosur të mos martohet më kurrë pasi thjesht është kundra dëshirës së saj.

Edhe sa i përket marrëdhënies me ish-bashkëshortin Brad Pitt ajo nuk ka dashur kurrë të martohej zyrtarisht por e bëri këtë gjë për shkak të presionit të tij të madh për tu kurorëzuar.

E siç mund ta keni kuptuar nga ngjarjet e viteve të fundit, martesa e tyre zgjati vetëm 2 vite.