Aktualitet

Apeli rrëzon prokurorin e Durrësit, rikthen në detyrë zv. drejtoreshën e Kadastrës

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja humb çështjen e parë në kadastrën e Durrësit. Pasi u akuzua se kishte nisur një çështje pa u mbështetur në fakte mbi drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula, Gjykata e Apelit i ka rrëzuar edhe pretendimet ndaj nëndrejtoreshës Lusiana Kola e cila tashmë duhet të rikthehet në detyrë. Ndoja u akuzua dhe në kuvend prej kryeministrit Rama për nisjen e hetimeve pas një kallëzimi anonim dhe pa u mbështetur në prova.