Showbiz

Apikacioni i plakjes mund të jetë duke vjedhur të dhënat tuaja

Ditët e fundit platformat sociale janë pushtuar nga modifikimi i fotove që ju bën rreth 50 vite më të plakur.

Jemi të sigurt se e dini se për çfarë bëhet fjalë, pasi aplikacioni “FaceApp” është shndërruar në trendin më ‘in’ të momentit që po shfrytëzohet edhe nga personazhet publik.

Ky shërbim i inteligjencës artificiale kërkon të hyjë në telefonin tuaj dhe automatikisht ruan të dhënat dhe çdo gjë që gjendet në galeri.

Shumë njerëz janë ankuar rreth këtij aplikacioni i cili mund të hyjë lirisht, të ruajë dhe të përdorë imazhe apo të dhënat tuaja personale pa lejen tuaj.

“FaceApp” është në pronësi të kompanisë “Wireless Lab” që është i bazuar në Shën Petersburg. Në këtë mënyrë duket se të gjithë po i japin rusëve informacione dhe të dhëna personale të mijëra përdoruesve, falas.

Momentalisht ky aplikacion është një ndër më të përdorurat në IOS dhe Android.