Bota Lajmet e fundit

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e Jamal Khashoggit

I vënë nën presion ndërkombëtar, Riadi pranon se gazetari Jamal Khashoggi vdiq pas një përplasjeje fizike në Konsullatën Saudite në Stamboll të Turqisë. Zv.Shefi i Inteligjencës, Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmësi i lartë i Trashëgimtarit Saudit të Fronit, Mohammed Bin Salman u shkarkuan. Deri tani, Riadi mohonte të kishte dijeni për fatin e gazetarit disident, i cili rezultonte i zhdukur prej 2 Tetorit. Për herë të fundit u pa të hynte në mjediset e Konsullatës Saudite në Stamboll.