Bota

Argjentinë, regjistrohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Në Argjentinë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 240 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 5.004. Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi se bëhet fjalë për numrin më të madh të të vdekurve në një ditë. Në njoftimin theksohet se në periudhën e njëjtë është konfirmuar koronavirusi tek 7.043 persona dhe se numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti 260.911. Epiqendra e infeksionit është Buenos Aires, ku me 4.576 raste që janë konfirmuar gjatë ditës së kaluar, numri i të infektuarve është rritur në 161.242.