Bota

Argjentinë, sinjale nga nëndetësja e zhdukur

Autoritetet argjentinase diktuan sinjale që mendohet se vijnë nga një nëndetëse që u zhduk papritur, me 44 persona në bordi. Ministria e mbrojtjes e Argjentinës tha se tashmë po përpiqet që të zbulojë burimin e këtyre sinjaleve, me shpresën se do të gjejë nëndetësen e humbur. Sinjalet janë nga 4 deri në 36 sekonda të gjata, por sidoqoftë, nuk pati asnjë komunikim të ndërsjellë. Autoritetet mendojnë se nëndetësja nuk mund të komunikojë me bazën për shkak të ndonjë defekte elektrik.