Showbiz

Ariana Grande pret me padurim publikimin e bashkëpunimit me Justin Bieber

Këngëtarja e famshme Ariana Grande pak javë më parë ka konfirmuar bashkëpunimin më të ri me Justin Bieber i quajtur “Suck With U”.

Dyshja të cilët prej vitesh kanë ruajtur raporte shumë të mira miqsore premtojnë një hit të vërtetë nga kjo prurje dhe fansat nuk po durojnë dot më.

Ariana ka postuar një foto tjetër në rrjetet e saj sociale ku shfaqet në një studio dhe i kujton fansave se më 8 maj do të publikohet ky projekt muzikor i shumëpritur.