Showbiz

Ariana Grande thyen rekordin e “The Beatles”

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande së fundmi ka qenë e ftuar në “The Late Night Show” nga James Cordon ku ka dhënë edhe një intervistë.

Përgjatë emisionit u zbulua se 25-vjeçarja ka thyer rekordin e grupit “The Beatles” në “Bollboard”. Albumi i saj i fundit “Thank you, next” është i pari sa i përket shitjeve në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu 3 hitet e saj “Thank you, next”, “7 Rings” dhe “Break up with your boyfriend, I’m Bored” qëndrojnë përkatësisht në vendin e parë, të dytë dhe të tretë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” duke e bërë atë, këngëtaren më të suksekshme në histori pas “The Beatles”.