Showbiz

Armina Mevlani mohon thashethemet e shtatzënisë, zbulon detaje të dasmës së shumëpritur

Blogerja më e famshme në Shqipëri ditët e fundit është bërë epiqendra e portaleve online pasi aludohej se ishte shtatzënë.

Ekskluzivisht për “Pop Culture” ajo ka treguar se nuk është shtatzënë dhe se nuk ishte në dijeni të këtyre aludimeve ndërkohë që ka konfirmuar se dasma e saj e shumëpritur me Shkëlzen Berishën nuk do të mbahet këtë vit.

E ftuar edhe në “Top Show Magazine” për të folur për dasmën mbretërore, bukuroshja është ndalur për të theksuar se kur bëhet fjalë për dasmën e saj nuk do të organizojë diçka klasike.

Armina shtoi se e ka përcaktuar që tani fustanin e saj të nuserisë por do të mbetet sekret pasi nuk ka dëshirë ta bëjë publik momentalisht.