Aktualitet

“Arrest me burg” trafikantëve të velierës

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot “arrest me burg” për italianin Giovanni Paladino dhe shqiptarin Veli Ymeri, të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh i mbetur në tentativë. Tre ditë më parë, ata u kapën pranë Plazhit të Darëzezës në Fier, ndërsa tentonin të trafikonin 1.2 ton drogë me një velierë.  Gjatë seancave për vlerësimin e masave të sigurisë, Paladino e Ymeri nuk dhanë deklarata.