Aktualitet

Arrestime në Fier dhe Lushnje

Goditi punonjësin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pranga një 57-vjeçari në Lushnje. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Gëzim Koçiu. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Një 63-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje u kap sot nga blutë e Fierit. Agron Merka nga fshati Vajkan ka qenë punonjës i Postës në Mbrostar Ura dhe rezulton i dënuar në mungesë me 6 vjet burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ndaj tij janë dhënë dy vendime gjyqësore në prill dhe maj të vitit të kaluar.