Bota

Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Një operacion policor u zhvillua sot në disa qytete të Turqisë, në kuadër të arrestimit të pjesëtarëve të dyshuar të organizatës FETO. Në deklaratën e kryeprokurorisë thuhet se në kuadër të hetimit ndaj strukturimit të FETO-s në Ministritë e Arsimit, në shtatë qytete të vendit është lëshuar urdhërarresti për 16 të dyshuar. FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen akuzohet nga Turqia se drejtoi grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut të vitit 2016.