Aktualitet

Arrestohet Ardi Veliu, i njohur si “Babalja”

Arrestohet në Kosovë personi me i përfolur i ditëve të fundit në Shqipëri Albert Veliu. I njohur ndryshe si Babalja, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për kallëzim të rremë. Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Veliu u arrestua në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.