Aktualitet

Arrestohet një çift bashkëshortësh, mashtronin me shuma të medha lekësh

Një çift bashkëshortësh u arrestuan nga Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm, për mashtrim në shuma të mëdha. Alfred Alku dhe Ornela Alku u merrnin  para qytetarëve duke u ofruar kurs këmbimi shumë të lartë. Në bashkëpunim kanë përfituar 430 mijë Euro nga më shumë se 50 qytetarë, të cilët i bindnin se vetë ata do të mbanim 10% të fitimit, ndërsa pjesa tjetër ishte e atyre.